Home ShowBiz Rrëfehet Kiara Tito, zbulon numrin e lidhjeve dhe mundësitë e rikthimit
Rrëfehet Kiara Tito, zbulon numrin e lidhjeve dhe mundësitë e rikthimit
0

Rrëfehet Kiara Tito, zbulon numrin e lidhjeve dhe mundësitë e rikthimit

0
0

Moderatorja Kiara Tito, ishte e ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Goca dhe Gra” ku ndër të tjerash gjatë bisedës foli për jetën e saj private.

Gjatë një pyetsori ‘pikant’ në të cilin prezantoheshin disa situata në lidhje me ‘ish-in’, ajo zbuloi disa detaje mbi marrëdhëniet e saj dhe mundësitë e rikthimit në një lidhje dashurie që tashmë ka përfunduar.

E pyetur nga Armina nëse Kiara do të kishte një kërkesë për rikthim nga ishi i saj, kjo e fundit u përgjigj pa u hezituar se do ta rimendonte kërkesën.

Teksa moderatorja jep përgjigjen për situatën nëse ishi e ka përndjekur me adresë fake, Kiara zbulon gjatë shpjegimit të veprimit të saj edhe numrin e ish-ave.

“Po, më ka ndodhur. Kam kuptuar që kanë qenë adresa fallco, e shihja shpesh nëpër story.Ishte një energji aty që më ndiqte. Por mua më pëlqejnë këto gjëra. Ka qenë një nga dy ish-ët”.

 

Link: https://youtu.be/TBJ86wQJ34A

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfZchtgNrgb/?utm_source=ig_web_copy_link