Home Aktualitet Anita Haradinaj përlotet në studio: “Do ta dua edhe për 190 vite”
Anita Haradinaj përlotet në studio: “Do ta dua edhe për 190 vite”
0

Anita Haradinaj përlotet në studio: “Do ta dua edhe për 190 vite”

0
0

Bashkëshortja e politikanit Ramush Haradinaj ishte e ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në pesë” përmes një lidhje me skype.

Ajo emocionohet teksa flet për marrëdhënien e bukur dhe të shëndetshme që ka krijuar me politikanin.

Së fundmi ata kanë festuar në ditën e lindjes së Ramushit edhe 19 vjetorin e martesës së tyre dhe nuk ka munguar një dedikim tepër emocionues nga Anita.

E  pyetur nga Bieta për partnerin e saj, Anita gati përlotet teksa bënë një rrëfim të sinqertë për dashurinë e saj.

“Për gruan që jam më ka përmbush, më ka llastu më ka kriju si personalitet si kjo grua kjo nënë që unë jam sot. Nuk ka dhuratë më të bukur sesa të jap emrin nënë, aq më tepër duke qënë një burrë dhe një baba shumë i mirë për fëmijët.

Më ka llastuar edhe atëherë kur kemi qënë keq, sepse mendoj se një grua që merr dashuri mund të krijojë një familje të lumtur. Unë edhe 190 vite do e dua  njësojë, shprehet Anita.

 

Link: https://youtu.be/nyrHVx1S0I4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCL1lxxH3sR/?utm_source=ig_web_copy_link