Home Aktualitet Tragjike në Itali, 7 persona humbin jetën nga shembja e ortekut
Tragjike në Itali, 7 persona humbin jetën nga shembja e ortekut
0

Tragjike në Itali, 7 persona humbin jetën nga shembja e ortekut

0
0

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi u goditën nga një ortek i shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Alpet veriore italiane.

Zyrtarët e urgjencës thanë se tetë të tjerë u plagosën, nga ku dy persona janë plagosur rëndë. Ekipet e shpëtimit po përdorin helikopterë dhe dronë për kërkimin e 15 personave që raportohet të zhdukur.

Katër nga shtatë të vrarët janë identifikuar nga ekipet e shpëtimit, tre prej tyre italianë. Video e incidentit tregoi një masë akulli duke u rrëzuar në shpatet e Marmolada, mali më i lartë i zonës.

Alpinistët e plagosur, përfshirë dy persona  në gjendje kritike, u dërguan në spitalin më të afërt të zonës.

Linku: https://www.bbc.com/news/world-europe-62029780

Burimi  fotos: pexels.com