Home ShowBiz Ndjekësi ironizoi pushimet luksoze, Adriana Matoshi i kthehet keq
Ndjekësi ironizoi pushimet luksoze, Adriana Matoshi i kthehet keq
0

Ndjekësi ironizoi pushimet luksoze, Adriana Matoshi i kthehet keq

0
0

Prej disa ditësh dy aktoret e njohura, të cilat janë dhe mikesha tepër të ngushta, Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri, po kalojnë pushimet së bashku në Egjipt.

Prej tyre nuk mungojnë asnjëherë postimet ku ndajnë me ndjekësit disa nga momentet e pushimeve të tyre luksoze.

Mirëpo së fundmi aktorja e njohur kosovare, e cila prej disa muajsh ka nisur edhe punën e saj si deputete është përplasur në komente me një ndjekës.

Ai ka ironizuar postin e rëndësishëm të deputetes dhe nuk ka vonuar shumë përgjigjja nga aktorja.

“A e paskeni marr rrogen? Se ju jeni nje kategori e detputeteve qe vetem prisni kur po ju del rroga me shku për të shoping dhe pushime jashte. Nuk jeni te vetëdijshëm se posti i deputetit eshte post publik dhe jo vend pune. Më vjen keq që njerëzve që e kanë pasion politikën ua keni zënë vendin”, ka komentuar ndjekësi.

“Unë e kam marr rrogën edhe pa qënë deputete i nderuar. Prej sa e mbaj mend veten unë kam pas punuar dhe do vazhdojë të punojë. Nuk e kam shtri dorën për të kërkuar dhe as nuk kam zgjedhur çfarë të punojë. Nesër edhe nëse nuk do të jem deputete kam për të marr rrogë përsëri ndoshta edhe më të mirë, se jam tepër e zonja”, i është kthyer Adriana.

 

Linku: https://www.instagram.com/p/CfjRKsDDzQg/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfjRKsDDzQg/?utm_source=ig_web_copy_link