Partnerja e futbollistit të njohur Fede Valverde, Mina Bonino, ka zbuluar makthin që pësoi çifti gjatë pushimeve që ata kaluan në Ibiza në fund të qershorit.
Bonino pretendon se ata kanë qenë në mënyrë të pavullnetshme nën ndikimin e drogës apo alkoolit dhe u grabitën rreth 10 mijë euro pa mundur të rezistojnë.
Ajo tha se shefi i tyre personal i kuzhinës tentoi t’i helomonet duke injektuar subsatnca toksike në ushqimin e tyre.
Mina gjithahstu shtoi se ata shefi i kuzhinës i kishin vjedhur të paktë 10 mijë euro dhe sende me vlerë.
Bonino rrëfen momentin kur shkoi në spital për analizat toksikologjike
Testet tregonin se ata kishin kokainë, marihuanë, ekstazi, dhe substanca të tjera të dëmshme në organizëm.
Por pikërisht në atë moment, kuzhinieri vendosi të jepte dorëheqjen duke deklaruar se nuk punonte më me kompani pasi ndodhnin gjëra të tilla, duke u larguar me sendet dhe paratë që prezupozohej se kishte vjedhur.
Ajo rrëfeu se ditët e para të pushimeve ata i kaluan në spital dhe u kthyen në një makth të vërtetë.
Linku: https://www.marca.com
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfHtWGbL0rs/