Home Aktualitet Aksidentohet këngëtari shqiptar, zbulohet gjendja e tij shëndetësore
Aksidentohet këngëtari shqiptar, zbulohet gjendja e tij shëndetësore
0

Aksidentohet këngëtari shqiptar, zbulohet gjendja e tij shëndetësore

0
0

Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare Kevin Edmond është aksidentuar ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtari me anë të disa postimeve në rrjetin social Instagram.

Në postimin e tij në Instagram ai shkruan: “Faleminderit zot që më shpëtove sot, brinjët dhe krahërori im janë në një dhimbje të madhe, por të paktën po marrë frymë. Shpresoj që ashtu si më shpëtove mua të shpëtosh edhe të tjerë. Vendosni gjithmonë rripin e sigurimit, pa atë unë nuk do ia kisha dal sot.”

Këngëtari ka ndarë gjithashtu pamje të automjetit ku duket tepër i dëmtuar dhe në gjendje jo funksionale.

Ai ka njoftuar ndjekësit se gjendet mirë dhe është i shokuar nga aksidenti i ndodhur.

Këngëtari nuk ka nguruar të falenderojë të gjithë për urimet dhe mesazhet inkurajuese që ka marrë.

 

mj

Linku: https://www.instagram.com/stories/kevinedmond_/2879667508973990046/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CXJUqlLtzSK/