Shokuese, ndahet nga jeta papritmas aktorja e njohur 36-vjeçare
Busisiwe “Busi” Lurayi, ylli i serialit komedi të Netflix “How to Ruin Christmas”, ka vdekur në moshë 36-vjeçare në shtëpinë e saj në Afrikën e Jugut.
Familja e Lurayi konfirmoi se ajo ndërroi jetë “papritmas” në një deklaratë në llogarinë zyrtare në Instagram të agjencisë menaxhuese së saj.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të të dashurës sonë Busisiwe Lurayi”, thuhet në postim.
Busisiwe ndërroi jetë papritmas dhe u shpall e vdekur në rezidencën e saj të dielën, 10 korrik 2022 nga personeli mjekësor, sipas burimeve policore.
Shkaku zyrtar i vdekjes është ende i panjohur, ndërsa presim rezultatet e raportit të autopsisë, shtoi familja. “Ne kërkojmë me përulësi që të na lejoni si familje të pajtohemi me këtë lajm tragjik.”
Linku: https://nypost.com/2022/07/12/busisiwe-busi-lurayi-netflix-star-dead-at-36/
Burimi i fotos: pexels.com