Beniada Nishani është një personazh shumë i dashur për publikun pasi karakterizohet gjithmon nga çiltërsia dhe pozitiviteti.
Që prej pjesëmarrjes së saj në Big Brother ajo ka vendosur që të jetojë në Shqipëri dhe vazhdon gjithë kohën në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar.
Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin e mëngjesit ku ka folur rreth vështirësive që ka kaluar së bashku me familjen e saj gjatë fillimeve e tyre në Itali.
Ajo pohon hapur të gjithë punët që ka kryer përpara se të bëhej e famshme.
“Isha 15 vjeçe dhe kemi qenë në fillimet tona në Itali, mami punonte në një dyqan mishi dhe natën kur mbyllej dyqani unë shkoja e ndihmoja për ta pastruar. Madje ka qenë dhe një rast që kam ngelur brenda në frigorifer. Por kam punuar dhe punë të tjera, si kamariere. Më ka pëlqyer shumë që të komunikoja me njerëzit.
Nuk duhet të kemi fare turp për punën tonë të parë, madje duhet të jetë një vlerësim. Në fillimet tona në Itali kemi qenë pa dokumente, e kishim shumë të vështirë. Kur unë isha e vogël mami më thoshte që të tregoja dhe shumë kujdes se po të vritesha nuk shkonim dot në spital. Mami im ka qenë 24-25 vjeçe dhe punonte duke pastruar shtëpitë e italianëve. Kur unë i kërkoja një kukull më thoshte që nuk ta blej dot tani por do presësh edhe pak. Mendoj që është shumë bukur që të fitosh lekun tënd dhe të mos i biesh në qafë prindërve”.
Beniada gjithashtu shprehet se dëshiron në jetën e saj një partner që të mos ndihet keq teksa flet për të kaluarën e tij të vështirë dhe mbi të gjitha të jetë punëtor.
“Nëse ma thotë një djalë që ka punuar si kamarier, më pëlqen më shumë se një tjetër që thotë që jam pronar. Është një plus për mua. Më pëlqejnë shumë ata që janë punëtorë. Është shumë bukur që bashkëshorti i ardhshëm pershembull, të bëjë punë shtëpie, të lajë, të të sjelli kafen tek krevat”, shprehet modelja.
Linku: https:https://youtu.be/56F9JhidNVI
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cf9KfGLMn2d/