Home ShowBiz “E kemi të vështirë ta pranojmë” Erioni zbulon detajet e pathëna të ndarjes nga Mikela  
“E kemi të vështirë ta pranojmë” Erioni zbulon detajet e pathëna të ndarjes nga Mikela  
0

“E kemi të vështirë ta pranojmë” Erioni zbulon detajet e pathëna të ndarjes nga Mikela  

0
0

Ndarja e çiftit të krijuar gjatë Për’puthen, Mikela-Erion, është përfolur shumë gjatë kësaj periudhe në mediat rozë.

Megjithatë të dy qëndruan të heshtur për një kohë të gjatë pa treguar arsyen e vërtetë të ndarjes.

Mirëpo Erioni më në fund e ka thyer këtë heshtje duke zbuluar përgjatë një interviste për Prive disa nga shkaqet që çuan në ndarjen e papritur të tyre.

“Ka pasur shumë arsye edhe nuk është se jemi marrë me përgjigjen pasi e kemi pak të vështirë ta pranojmë diçka që është e vërtetë. Arsyeja pse u prishën marrëdhëniet, u ftohën, ishte kryesisht distanca. Ajo ishte e angazhuar më shumë në Shqipëri në pjesën jugore, unë në Kosovë. Distanca bëri të vetën. Për sa kohë ishte, ishte diçka shumë e bukur. Sa herë që pyetemi, siç ndihem unë por edhe në bazë të përgjigjeve të asaj, nuk pranojmë 100% që çdo gjë ka marrë fund. Ne nuk e shikojmë njëri-tjetrin si shokë”- u shpreh Erioni.

I pyetur nëse ka ndonjë mundësi ribashkimi Erioni u shpreh se nuk i dihet dhe se është shumë e vështirë të japë një përgjigje konkrete, por që gjithçka do e tregojë koha sipas tij.

Megjithatë ai deklaron se rrugët mes tyre janë shumë largë njëri-tjetrit.

I pyetur nëse ka pasur sherre mes dyshes, Erioni ka pranuar se dhe sherret e ashpra janë në “listën” e arsyeve të ndarjes.

“Sherre ka pasur shumë por që nuk mund të dilinim në përfundim. Edhe pse asnjëri nuk e thoshte asnjëherë fjalën e fundit, sherri e solli situatën në përfundim”- rrëfeu Erioni.

Linku: https://youtu.be/ahEssC2nLPc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcI7BEbNp9b/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CYeH1OfMPQYnmYQnb0FcWhsK4mxPep1IDHLQYU0/