Home Lifestyle Tensione dhe luhatje në dashuri për këto shenja, horoskopi 16 korrik 2022
Tensione dhe luhatje në dashuri për këto shenja, horoskopi 16 korrik 2022
0

Tensione dhe luhatje në dashuri për këto shenja, horoskopi 16 korrik 2022

0
0

Dashi

Keni kaluar një periudhë mjaft të vështirë që prej së mërkurës .Por jo vetëm kaq, edhe viti që kaloi për ju ishte tepër i lodhshëm, por kini durim. Me kalimin e muajve edhe nëse hasni pengesa gjithçka do të rilindë. Mundohuni të jeni më pak kritikë në dashuri.

Demi

Dita e sotme do të shënohet si rilindje për ju. Në fakt, keni kaluar një fazë tepër komplekse në shumë aspekteve të ndryshme të jetës. Tani do ta ngrini kokën. Por kini kujdes nga shpenzimet e shumta gjatë kësaj periudhe: portofoli mund të ndikojë për prishje të humorit tuaj. Jini më tepër kursimtar.

Binjakët

Sot do të jetë një ditë që bëni mirë ta përdorni për t’u çlodhur dhe për të rikuperuar energjinë e humbur. Në fakt jeni veçanërisht të stresuar dhe ky nervozizëm mund të ndikojë edhe në marrëdhënien tuaj në çift. Merrni kohën e nevojshme për t’u qetësuar. Gjatë kësaj dite qëndroni larg konflikteve.

Gaforrja

Sot është një ditë në të cilën do të përballeni me ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj: mund t’i jepni fund përgjithmonë disa marrëdhënieve me njerëzit përreth jush. Kjo mund të jetë e vërtetë si për partnerin ashtu edhe për ndonjë miqësi historike. Në punë jeni të lodhur dhe të sprovuar.

Luani

Më në fund, kënaqësitë e duhura vijnë për ju pas një periudhe të ndërlikuar. Vera ju sheh si protagonistë absolut.  Hëna e kundërt që krijonte bezdi të enjten dhe të premten më në fund u largua nga shenja juaj. Megjithatë, tregohuni të kujdesshëm financiarisht: mos shpenzoni përtej fondeve tuaja.

Virgjëresha

Mos u sforconi të vetëkrijoni një periudhë suksesi pasi një e atillë fillon për ju veçanërisht në vjeshtë. Në fakt më e mira do të mbërrijë për ju midis tetorit dhe dhjetorit. Vetëm kini pak më shumë durim. Nga e sotmja dhe e nesërmja mos e ngatërroni trurin tuaj me komplikime të panevojshme mendore, realizoni diçka argëtuese.

Peshorja

Pritet që kjo të jetë një ditë e nënvlerësuar për ju. Kjo sigurisht nuk është fundjava më e mirë e jetës suaj, veçanërisht në dashuri. Probleme të mundshme, sidomos në marrëdhëniet afatgjata, me pasoja që vazhdojnë edhe në këto ditë.

Akrepi

Më në fund do të arrini të zgjidhni shumë probleme që e keni mbartur prej disa kohësh. Përkushtojuni më shumë dashurisë, veçanërisht nëse ka një person që ju pëlqen vërtet. Ata që janë vetëm ose që duan të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme do ta kenë një të tillë në fund të korrikut.

Shigjetari

Dita e sotme do të jetë përgjithësisht stresuese, me shumë tension dhe nervozizëm. Nëse kohët e fundit keni pasur diskutime me dikë, mund të ndiheni shumë të kufizuar në jetën tuaj të përditshme. Kujdes nga polemika që mund të lindin për arsye të parëndësishme.

Bricjapit

Sot do t’iu duhet të merrni një vendim se çfarë do të bëni dhe cilën rrugë të ndiqni. Ju mund të keni mendime të mëdha, por do t’u rëndojnë pendesat për diçka që keni bërë kohët e fundit. Ju duhet vetëm qetësi në punë. Jepini më shumë hapësirë dashurisë.

Ujori

Në këtë fazë nuk e dini se cilën rrugë të ndiqni, ndiheni të çorientuar dhe në përgjithësi po kaloni një moment stresi të fortë. Me pak fjalë, ju po kërkoni identitetin tuaj të vërtetë. Përfitoni nga fundjava për t’u çlodhur dhe për të reflektuar se çfarë duhet të bëni.

Peshqit

Tensionet dhe problemet nuk kanë munguar kohët e fundit për ju. Një periudhë stresi do të vazhdojë në ditët në vazhdim. Do të keni probleme ekonomike dhe pavendosmëri në dashuri. Do të jetë mirë të ndaleni dhe të kuptoni për një moment se në cilën anë është mirë të shkoni.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-weekend-sabato-16-luglio-2022/

Burimi i fotos: pexels.com