Home Business / Technology Apple premton surpriza për përdoruesit, prezanton listën e re të emoji-ve
Apple premton surpriza për përdoruesit, prezanton listën e re të emoji-ve
0

Apple premton surpriza për përdoruesit, prezanton listën e re të emoji-ve

0
0

Lista e Unicode Consortium përmban vetëm 31 emoji të reja, të cilat zgjerojnë atë që mund të thuhet përmes fotove dhe simboleve në tekst dhe mesazhe në internet.

Kjo listë është shumë më e vogël krahasuar me 112 emoji-t e vitit të kaluar, të cilat përfshinin njerëz shtatzënë, një patericë, një shenjë të baterisë së ulët etj.

Publikimi i emoji-ve të rinj është pritur mjaft mirë nga përdoruesit e Apple.

Emoji-t do të kalojnë edhe një raund të fundit miratimi në shtator përpara se të publikohen.

Website-i referencës së emoji Emojipedia tha se ndërsa disa emoji mund të mos bëjnë versionin përfundimtar, shumica që arrijnë në këtë fazë janë konfirmuar.

Ata kanë theksuar se dizajni mund të duket i njohur, por ai mund të mos duket i njëjtë kur shfaqet në telefona të ndryshëm.

Emoji-t e përzgjedhura zgjidhen nga Unicode Consortium, një organizatë jofitimprurëse me qendër në Kaliforni.

Keith Broni, kryeredaktor i Emojipedia, tha se numri më i vogël i emoji-ve këtë vit ishte një “zgjedhje e qëllimshme”.

“Nënkomiteti i emoji-ve të Unicode dëshiron të marrë më shumë kohë për të shqyrtuar se çfarë do të shtojë në tastierën e emoji-ve”, tha ai. “Vitet e kaluara janë shtuar shumë gjëra.

“Ata duan të shikojnë se çfarë mund të shtojmë që do të përfaqësojë simbolet që ne i njohim ose përvojat që kemi pasur , gjëra të tilla si një fytyrë që dridhet ose zemrat rozë.”

Ai tha se njerëzit ishin të emocionuar kur shihnin emoji-n e zemrës rozë të përfshirë më në fund, por ai ishte veçanërisht i interesuar për dobinë e kokës që tundte.

“Kjo ka shumë të ngjarë të përdoret kur ne jemi të tronditur metaforikisht ose fizikisht,” tha ai. “Por nga shumë arsyetime kemi arritur në përfundimin se ky emoji mund të përcjellë edhe emocionet e një njeriu që ka përjetuar një eksperiencë tërmeti”.

 

Linku: https://www.bbc.com/news/technology-62177610

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cf8ym8hAZ-H/?utm_source=ig_web_copy_link