Armina Mevlani është një nga bloggeret më tendy të momentit.
Gjatë leximit letrave dërguar nga ndjekësit e emisionit “Goca dhe Gra”, ajo ka befasuar rrjetin me përgjigjet e dhëna.
Një ndjekës ka kërkuar ndihmë se çfarë të bënte, pasi po planifikonte pushimet dhe kishte përplasje me bashkëshortin. Bashkëshorti donte që të bënte pushimet me familjen dhe prindërit e tij, ndërsa gruaja nuk donte sepse kërkonte pushime më private.
Nuk ka munguar as përgjigja e Arminës e cila u shpreh se: “Këtë hall kemi edhe vetë”, duke rënë dakord me ndjeksen.
Më vonë ajo sqaroi se nuk e ka problem të pushojë me familjen e bashkëshortit, përkundrazi e ka për kënaqësi.
Pyetur nga Fatma nëse pushimet do t’i bëjë me prindërit e saj ose me parnterin, Armina tha: “Alternohemi.”
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=zVkfgsDRwjA
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ca5SxGqt7BX/