Home ShowBiz A e pengon bashkëshorti për t’u rikthyer muzikës? Zaimina Vasjari shuan dyshimet
A e pengon bashkëshorti për t’u rikthyer muzikës? Zaimina Vasjari shuan dyshimet
0

A e pengon bashkëshorti për t’u rikthyer muzikës? Zaimina Vasjari shuan dyshimet

0
0

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është rikthyer sërish në ekran pas shumë kohësh.

Ajo ka qënë e ftuar në programin “Goca dhe Gra” ku ka zbuluar për herë të parë shumë të pathëna nga jeta e saj private.

Pyetjet dhe kuriozitet për vazhdimin e karrierës së saj në muzikë nuk mund të shmangeshin, pasi këngëtarja ka munguar për një kohë të gjatë që nga periudha kur është bërë nënë.

Shumë komente lidheshin edhe me pengesat që mund të vijnë nga bashkëshorti i saj.

Zaimina ka shuar të gjitha dyshimet lidhur me këtë çështje duke shpjeguar se bashkëshorti i saj e mbështet për gjithçka.

Arsyeja kryesore pse ajo ka marrë pushim të gjatë nga muzika dhe koncertet është se familja e saj ka nevojë për atë në këto momente, sepse fëmijët janë ende të vegjël.

“Nuk është se nuk dua të rikthehem, por për momentin jam shumë e angazhuar dhe shumë e lidhur me fëmijët. Nuk dua që për asnjë moment tu mungoj atyre, për një kënaqësi artistike timen. Nëse unë rikthehem edhe një herë në muzikë nuk do të rikthehesha për punë. Sa i përket muzikës nuk do kthehesha si pjesë pune, vetëm për dëshirë. Te profesioni jam e angazhuar, jam kthyer në punë që në muajin e parë. Burri im është aq “open mind” dhe mbështetës ndaj meje. Më thotë gjithmonë “bëje një material, bëje një këngë”. Sa liberal është, por thotë edhe gruan e dua për vete. Koncertet bëhen natën, unë nuk dua të ndjek lekun e koncerteve gjatë natës dhe të mos jem prezente tek fëmijët e mi gjatë natës apo tek bashkëshorti im”, është shprehur këngëtarja.

Linku: https://youtu.be/-YkB6aR1b3o

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CRJ4ibCHIRa/?utm_source=ig_web_copy_link