Britney Spears pas një shkëputje do i rikthehet së shpejti muzikës me një bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Elton Johnn.
Sipas burimeve të Page Six, dyshja kanë regjistruar një version të ri të hitit të suksesshëm të Johnn ,”Tiny Dancer”.
“Kjo ishte ideja e Johnn, dhe Britney është një fanse e madhe e tij. Ata kanë regjistruar një version të ri të ‘Tiny Dancer’ dhe pritet të publikohet nga Universal Music muajin e ardhshëm”, u shpreh burimi.
Spears e ka bërë të ditur se është gati t’i kthehet muzikës, ku edhe ka interpretuar hitin e saj të suksesshëm “Baby One More Time” në një video publikuar në Instagram.
Artistja është shprehur se do të donte të sillte një version të përditësuar të këngës, por që planet e saj ishin penguar nga problemet ligjore me të atin.
Linku: Pagesix
https://www.instagram.com/p/Cgg2e9vqEIa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeZihG1vSeG/