Home ShowBiz ‘Kam frikë se e dashura ime do të dashurohet me ty,’ Klevioli i kërkon falje Noizyt
‘Kam frikë se e dashura ime do të dashurohet me ty,’ Klevioli i kërkon falje Noizyt
0

‘Kam frikë se e dashura ime do të dashurohet me ty,’ Klevioli i kërkon falje Noizyt

0
0

Klevioli dhe Noizy janë një nga dyshet më të komentuar në media së fundmi. Deklaratata e tyre nuk kanë munguar në rrjete gjatë gjithë kohës.

Klevioli në daljen e fundit u shpreh kështu për Noizin:

‘Noizy, do të gjej një pseudonim të bukur. Mua më pëlqen të më thërrasësh ‘Gango’. Dhe ty kur të them ‘Bello’ do të të puth. Po ta thash do ta them se je king. Unë kam frikë se mos dashurohet edhe e dashura ime me ty. Dua të them se ty të shikon femra dhe dashurohet me ty. Vëri gishtin njërës ti dhe ajo dashurohet direkt. Unë të njoh dhe ti më njeh, virtualisht. Unë jam më i mirë se ti dhe Arkimedi, por më budalla se ju. Ti je shumë i mirë, je maja e piramidës. Po hajde ma mbush mendjen mua. Kur të kem unë 4 milionë dollar do më njohësh se çfarë dhuratash do të bëj unë ty. Kapitenit tuaj i kërkoj falje për familjen.

Nuk kishte si të mungote një reagim nga Noizy.

‘Uroj të qetësohesh sepse përveç vetes dhe shoqërisë tate, ke marr në qafë gjithë familjen dhe miqtë e tu të afërt, që thua shumë i do. Janë të gjithë me zemër të ngrirë se çfarë do brroçkëllisësh ti në live e radhës. Të jesh i sigurt që njerëzit e mëdhenj dhe të hajrit nuk të ndjekin kur ti vetëm shan dhe ofendon, a e din pse? Se nuk është naj gjë e bukur e naj gjë e rrallë, a ka mundësi të bësh art? Harxhoje energjinë duke bërë diçka të hajrit sepse ato që ke bërë deri tani janë për të argëtu kalamaj dhe idiotat që gëzon kjo tokë. Unë ende s’kam besim te ti gjithsesi shofim, të jesh mirë.

Linku: https://www.instagram.com/noizy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CerIHB5KOgG/

https://www.instagram.com/cllevio_ganggooo44/