Home ShowBiz Dekorohet me ‘Stemën e Artë’, Adrola Dushi përjeton emocione të forta nga vendi i lindjes
Dekorohet me ‘Stemën e Artë’, Adrola Dushi përjeton emocione të forta nga vendi i lindjes
0

Dekorohet me ‘Stemën e Artë’, Adrola Dushi përjeton emocione të forta nga vendi i lindjes

0
0

Adrola Dushi është një nga modelet më të suksesshme në vendin tonë.

Në rrugëtimin e saj në fushën e modelingut Adrola gjithmonë ka qenë me këmbë në tokë dhe mjaft krenare për rrënjet e saj. Në çdo dalje Adrola është munduar të, promovojë Mirditën.

Së fundmi vendi i saj e ka nderuar me një titull të veçantë. Adrola bëhet gruaja e parë mirditore që merr Stemën e Artë.

‘Nuk gjej fjalë për të shprehur sa e përulur dhe e emocionuar ndihem. Është një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm që sot Mirdita ime më dhuron Stemën e Artë të Bashkisë Mirditë!
Gjej rastin të shpreh mirënjohjen time të thellë për Kryetarin e Bashkisë Mirditë Z. Ndrec Dedaj që sot më nderon duke më renditur si gruan e parë mirditore që i jepet kjo stemë e artë me simbolet mirditore si dhe Gratë e Unionit Mirdita që propozuan emrin tim për kët dekorim.
Ky dekorim vjen si një vlerësim i papritur dhe shumë i bukur për mua, por vjen dhe si një përgjegjësi për vendlindjen time. Me apo pa këtë dekoratë, angazhimi im për promovimin dhe nderimin kudo të vendlindjes time do jetë i pasosur.
Faleminderit Mirdita ime. Zoti të bekoftë. Të dua.’

Linku: https://www.instagram.com/adroladushi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/adroladushi/

tags: