Home ShowBiz Pak orë para ‘Sunny Hill’, Dua Lipa mban fjalimin emocionues në konferencë
Pak orë para ‘Sunny Hill’, Dua Lipa mban fjalimin emocionues në konferencë
0

Pak orë para ‘Sunny Hill’, Dua Lipa mban fjalimin emocionues në konferencë

0
0

Dua Lipa ka mbajtur konferencën e parë për festivalin “Sunny Hill”, që nis mbrëmjen e sotme në Prishtinë dhe përfundon me datë 7 gusht.

Lipa shfaqet super e entuziazmuar për këtë nismë të veçantë.

Si gjithmonë i ati e shoqëron në çdo hap të saj duke u kthyer në një nga suportuesit më të veçantë.

‘Faleminderit për suportin, për ndihmën dhe dashurinë që po na jepni çdo ditë që ne ta bëjmë një festival të tillë. Ndihem shumë krenare që jam këtu, që kam mundësi me e sjell performancën.

Kemi me u kënaq shumë sonte. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin tim po zhvillohet një gjë të tillë’.

Dua në një moment u ndal tek aparenca e saj, ku preferoi të mos zbulonte shumë detaje.

‘Nuk mund të tregoj çfarë do të vesh. Është shumë speciale dhe është krijuar vetëm për performancën në Prishtinë. Është ndjesi shumë e mirë të performoj në Prishtinë, s’ka ndjenjë më të mirë. Mezi po pres me të ndjej emocionet para se të dalë në skenë”, u shpreh Dua.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=KiNpQuSd_pw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dualipa/

tags: