Home Lifestyle Horoskopi ditor, 10 gusht 2022
Horoskopi ditor, 10 gusht 2022
0

Horoskopi ditor, 10 gusht 2022

0
0

Dashi

Kohët e fundit kanë qënë plot tensione dhe problematika për ju. Sot ndiheni shumë të shqetësuar dhe padyshim që kjo gjendje lidhet me situatën e vështirë në të cilën ndodheni. Shmangni konfrontimet kokë më kokë dhe shtyni çdo vendim apo takim të rëndësishëm deri të premten.

Demi

Mosmarrëveshjet në dashuri apo problemet me disa anëtarë të familjes ose të afërm të tjerë, kanë gjasa që të mos gjejnë zgjidhje menjëherë. Mërzia mund t’ju pushtojë në këtë periudhë, ndaj bëni kujdes që të mos i përjetoni marrëdhëniet në mënyrë shumë kaotike.

Binjakët

Dashuria shumë shpejt do të kthehet e fuqishme dhe mbizotëruese, ashtu siç ju dëshironi. Ju presin ditë pozitive pavarësisht disa shpenzimeve të papritura. Do të përballeni me disa vështirësi të vogla, por po afrohet 15 gushti. Kjo ditë do të jetë shumë pozitive për shenjën tuaj të horoskopit.

Gaforrja

Sot do të jeni të hutuar dhe nervozë, pasi Hëna e kundërt do t’ju përballë me një shqetësim që mund të jetë i një natyre ndryshe nga të tjerat. Në punë këshillohet që të filloni gjithçka nga e para, të kërkoni marrëveshje të reja, pasi jo gjithçka është e lehtë për t’u menaxhuar. Në dashuri, besnikëria dhe liria nuk duhet të vihen kurrë në dyshim.

Luani

Në ditën e sotme do të keni sërish ide të mira dhe fituese. Këtë periudhë nuk dëshironi të nënvlerësoni asnjë lloj projekti për të ardhmen. Më në fund i keni të gjitha burimet për t’u kthyer në protagonist absolut të jetës suaj. Mos e neglizhoni praninë e të tjerëve!

Virgjëresha

Sot do të mund të rikuperoheni gradualisht falë Hënës që ju favorizon. Mesa duket keni arritur të hiqni dorë nga një situatë që ju ka bërë të ndiheni keq. Tani nuk dëshironi të humbisni kohën kot, sepse keni shumë plane vjeshtore për të realizuar. Dashurisë duhet t’i kushtoni më shumë përpjekje dhe vëmendje.

Peshorja

Sot do të jeni pak të ndjeshëm, lehtësisht të nevrikosur, me përgjigjen në majë të gjuhës nëse dikush ju provokon. Hëna e kundërt mund të përforcojë idenë se shumë telashe po hyjnë në jetën tuaj. Në dashuri, ata që kanë pasur krizë duhet të kenë maturi të dyfishtë.

Akrepi

Sot nis një fazë e re për ju që do t’ju sjell lajme interesante, veçanërisht për ata që kanë një aktivitet kreativ profesional. Ndryshime po shihen në horizont. Përqendrohuni në çdo ide, frymëzim ose projekt që ju shfaqet, eksperimentoni dhe propozoni. Afërdita së shpejti do të kthehet kundër jush dhe do t’ju duhet të bëni më shumë kujdes në dashuri.

Shigjetari

Sot mund të filloni të sqaroni projektet e punës që ju interesojnë në veçanti. Shmangni debatet dhe polemikat, sidomos me Binjakët dhe Virgjëreshën. Në dashuri keni një dëshirë të madhe për të përjetuar emocione dhe ndjenja të sinqerta.

Bricjapi

Duhet të gjeni një mënyrë për t’u rikuperuar në dashuri. Tani e tutje do të bëhet më e lehtë për të kuptuar veten dhe të tjerët. Të mbyllesh në vetvete, mund të japë rezultate të mira veçanërisht nëse duhet të studiosh strategji të reja. Megjithatë mos e teproni. Ju duhet të gjeni kohën për t’u përkushtuar njerëzve tuaj të dashur.

Ujori

Më në fund ka diçka konkrete për ju dhe jo vetëm fjalë. Ajo që ju kanë treguar është shumë e rëndësishme, por tani ju takon vetëm juve të vendosni. Ju mendoni kaq shumë për vendin e punës dhe  shpeshherë në një mënyrë kaq negative. Por mos u shqetësoni gjërat janë më mirë tani.

Peshqit

Distanca fillon të ndihet. Ditët e pakujdesshme po rëndohen paksa. Nuk duhet të keni frikë, gjërat do të zgjidhen shumë shpejt dhe gjithçka do të kthehen si dikur.

 

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-mercoledi-10-agosto-2022/

Burimi i fotos: freepik.com