Home Lifestyle Horoskopi javor, 15-21 gusht
Horoskopi javor, 15-21 gusht
0

Horoskopi javor, 15-21 gusht

0
0

Dashi ka 5 yje sipas astrologjisë.

Gushti është muaji i dashurisë dhe të gjitha problemet do të zgjidhen. Në punë po ecni përpara në krahasim me të shkuarën: do keni shumë për të thënë dhe për të bërë, por më mirë qëndroni të qetë. Dhe mendoni për të ardhmen, e cila, që ta dini, pritet të jetë plot me propozime të reja!

Demi ka 4 yje për këtë javë.

Ka pak nervozizëm në ajër, nuk mund të mendoni fort kthjellët për dashurinë dhe nëse ju është dashur të përballeni me një ndarje tani gjithçka ju duket më e vështirë. Në realitet jeni të tërhequr nga dikush dhe ditët më të mira për surpriza janë e mërkura dhe e enjtja e kësaj jave. Në punë do t’ju duhet të kaloni një sprovë: keni frikë nga rreziku, por duhet të hidheni në veprim një moment.

Binjakëve 4 yje.

Nëse i keni dhënë fund një lidhjeje tani duhet ta lini veten të hidhet sërish në dashuri. Nëse, po jetoni një histori, mund të jeni të qetë sepse gjithçka po shkon mirë. Kontraste të vogla me të lindurit në shenjën e Virgjëreshës dhe Peshqve, mbani një sy vigjilent gjatë fundjavës. Në punë, ka ardhur koha e duhur: duhet të sfidoni veten dhe të ecni përpara në rrugën tuaj.

Gaforrja ka 3 yje.

Dashuritë e reja janë intriguese, goxha tërheqëse dhe ju jeni shumë më pasionantë se zakonisht sepse Venusi është në anën tuaj. Në punë, mundësitë e reja dhe të mira janë në horizont: tani keni të gjitha mundësitë që të mendoni pozitivisht për të ardhmen.

Luani 5 yje.

Afërdita po kalon në shenjën tuaj dhe dashuria po vazhdon me ritme për t’u pasur zili. Disa pasiguri ka sigurisht, por mund të kapërcehen pa probleme. Duhet të ecni përpara dhe të mos keni frikë. Ndërkohë, të mërkurën ose të enjten mund të takoni dikë, një person të veçantë. Në punë, java është e mirë për projekte të reja dhe Jupiteri është në anën tuaj.

Virgjëresha 5 yje.

Epo dashuria, duket mirë, tërheqja fizike nuk mungon. Në punë, java do të jenë shumë e rëndësishme: idetë nuk mungojnë, edhe nëse jeni me pushime. Dhe ndërkohë, duhet të mendoni vetëm për t’u çlodhur!

Peshorja 4 yje.

Në dashuri duhet të përpiqeni të kapërceni një periudhë të vështirë ku jeni zhytur dhe të dilni prej saj. Mund të keni të bëni me një person të komplikuar, por problemi jeni edhe ju. Në punë, filloni të mendoni për ca ndryshime për të ardhmen: kini kujdes nga nervozizmi, më mirë flisni për çështje të rëndësishme pas datës 18 gusht!

Akrepit 3 yje.

Ndonjëherë jeni shumë tolerantë, por tani jeni të lodhur: përpiquni të përforconi përkushtimin tuaj në një histori! Në punë, Hëna është në dizavantazh me shenjën tuaj, të mërkurën dhe të enjten. Dhe, me thënë të drejtën, kjo javë që po nis, sigurisht që nuk është më e mira. Në këtë kuadër, për ata që kanë negociata në tavolinë, bëjnë mirë të fitojnë kohë aq sa u nevojitet.

Shigjetarit 4yje.

Lajm i mirë për dashurinë sepse Venusi nuk është më në dizavantazh me ju, por edhe tani duhet të përpiqeni të jeni më pak të kujdesshëm. Edhe nëse, ndonjëherë, do ta gjeni veten duke u përballur me njerëz të ftohtë, të cilët nuk mund t’ju bëjnë të ëndërroni, nuk është e thënë të dorëzoheni. Në punë, java që po vjen nuk është më e mira për ju, sepse ende nuk keni marrë ende atë që dëshironi.

Bricjapi 3 yje.

Afërdita është në dizavantazh me shenjën tuaj, ndaj situata sentimentale nuk është fort e mirë. Ju pëlqen një person, por ka probleme të vogla që ju shqetësojnë e njëkohësisht, jeni shumë kritik, a thua se lëvizni gjithë kohës me lupë në dorë. Më mirë të shmangni diskutimet sidomos të mërkurën e 17 gushtit. Në punë, idetë nuk ju mungojnë, por kushtojini vëmendje shpenzimeve dhe angazhimeve!

Ujori 4 yje.

Kur ju jeni të dashuruar, nuk dëshironi të përfshiheni në situata ku dominon xhelozia. Me një fjalë doni të shijoni lidhjen duke mos qenë gjithë kohën dyshues që mos ju prishet rehatia. Në punë dëshironi të ndryshoni jetën duke ecur përpara, por kolegët janë mjaft konservatorë dhe nuk i pranojnë idetë tuaja. Pa merak, do të keni mbështetjen e Jupiterit!

Peshqit 5 yje.

Për të lindurit në shenjën e Peshqve dashuria reziston dhe i kapërcen të gjitha vështirësitë. Ata që jetuan një histori disi ilegale, tani ndihen më të çlirët sepse kanë dalë prej “karantinës”. Hëna i bën romantike ditët para 15 gushtit, ndaj lëreni veten të shkojë pas emocioneve. Në punë po vijnë ndryshime.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-di-paolo-fox/

Burimi i fotos: pexel.com

tags: