Home Aktualitet Cristiano Ronaldo paralajmërohet nga policia
Cristiano Ronaldo paralajmërohet nga policia
0

Cristiano Ronaldo paralajmërohet nga policia

0
0

Cristiano Ronaldo u “paralajmërua” nga policia britanike pasi u dëgjua në lidhje me atë që ndodhi në stadiumin Goodison Park të Evertonit më 9 prill.

Nga shqyrtimi i pamjeve nga policia rezultoi se kampioni i Mançester Junajtid teksa po kthehej në dhomat e zhveshjes ishte nervoz për paraqitjen e tij.

Pas incidentit, Ronaldo kërkoi falje në rrjetet sociale për “shpërthimin” e tij dhe e ftoi tifozin të shikonte një lojë në Old Trafford “si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”.

Policia angleze konfirmoi se 37-vjeçari në mënyrë vullnetare u mor në pyetje nga agjentët në lidhje me akuzat për sulm dhe dëm kriminal.

Akuzat erdhën pas sfidës së luajtur në “Goodison Park” më 9 prill, ndërsa çështja është mbyllur.

Nena e 14-vjeçarit akuzoi portugezin se i kishte shkaktuar një të nxirë në dorë djalit të saj dhe i kishte shkatëruar telefonin.

Ndërkohë Kristiano Ronaldo vazhdon që të jetë në një situatë të tensionuar në “Old Trafford”. Në mediat angleze është raportuar se sulmuesi do të japë një intervistë ku do të tregojë të vërtetën në lidhje me lajmet në media për largim.

Linku: https://www.quotidiano.net/sport/ruppe-il-telefono-a-un-tifoso-cr7-ammonito-dalla-polizia-1.7990638

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Ce3p8WDrR7n/

tags: