Reperi i njohur përfundon pas hekurave, merr dënimin maksimal për trafikim droge
Reperi Fetty Wap është deklaruar fajtor për akuzat e trafikimit dhe shpërndarjs së substancave narkotike pa leje.
Reperi u dënua me pesë vjet burg.
Fetty Wap u arrestua fillimisht në tetor 2021 me akuzat se ai ishte pjesë e një komploti për të kontrabanduar sasi të mëdha heroine, fentanyl dhe droga të tjera në zonën e Nju Jorkut.
Arrestimi erdhi dy muaj pasi ai konfirmoi se vajza e tij katër vjeçare Lauren kishte vdekur.
Të hënën, ai u deklarua fajtor për komplot për shpërndarjen dhe posedimin e substancave të kontrolluara, akuza kryesore kundër tij.
Krimi mbart një dënim minimal prej pesë vjetësh dhe udhëzimet federale të dënimit ka të ngjarë të rekomandojnë vite të tjera burg.
Linku: https://news.sky.com/story/rapper-fetty-wap-faces-five-years-in-prison-after-admitting-drug-charge-12679494
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cfw2-nDJKOE/