Home ShowBiz Regjisorja e njohur merr surprizën e pakëndshme në skenë nga ish partneri
Regjisorja e njohur merr surprizën e pakëndshme në skenë nga ish partneri
0

Regjisorja e njohur merr surprizën e pakëndshme në skenë nga ish partneri

0
0

Regjisorja dhe aktorja amerikane Olivia Wilde ka marrrë një surprizë të pakëndshme nga ish partneri në mes të skenës ku po performonte.

Olivia Wilde mori një zarf që shkruante “personale dhe konfidenciale” ndërsa flet në skenë gjatë prezantimit të Warner Bros.

Olivia Wilde ka treguar se si ndihej kur iu dorëzuan publikisht dokumentet ligjore në një intervistë të re.

Wilde po prezantonte projektin e saj të ardhshëm regjisorial, “Don’t Worry Darling”.

Ajo e hapi atë për të zbuluar se ato ishin dokumente ligjore në lidhje me kujdestarinë e dy fëmijëve të saj me ish-partnerin e saj.

‘Në çdo vend tjetër pune, do të shihej si një sulm”, theksoi aktorja e njohur për prestigjiozen “Variety”. “Ishte vërtet shqetësuese. Nuk duhej të ndodhte. Kishte një shkelje të madhe të sigurisë, gjë që është vërtet e frikshme. Duke marrë parasysh pengesat nëpër të cilat duhej të kalonit për të hyrë në atë dhomë me disa distinktivë, plus teste speciale për Covid që duheshin bërë ditë më parë, dhe rripa dore që ishin të nevojshme për të pasur akses në ngjarje – kjo ishte diçka që ishte e paramenduar.’

 Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis kanë qenë së bashku prej vitesh por u ndanë në vitin 2020. Dyshja kanë dy fëmijë së bashku.

‘E urreja që kjo gjë e keqe të hiqte vëmendjen nga puna e kaq shumë njerëzve të ndryshëm dhe studioja që unë isha atje lart duke përfaqësuar. Përpjekja për sabotim ishte vërtet e keqe. Por kisha një punë për të bërë; nuk shpërqendrohem lehtë. Por, ju e dini, për fat të keq, nuk ishte diçka që ishte krejtësisht befasuese për mua. Dua të them, ka një arsye që e lashë atë marrëdhënie,’- vijoi ajo më tej gjatë intervistës.

Linku: https://edition.cnn.com/2022/08/25/entertainment/olivia-wilde-interview/index.html

Burimi i fotos:pexele.com

tags: