E papritur, aktorja e njohur ndahet nga jeta në moshën 32 vjeçare
Aktorja e njohur Charlbi Dean ka ndërruar jetë në moshën 32 vjeçare sipas raportimeve të familjes.
Ajo ka vdekur nga një sëmundje e papritur, detajet e së cilës familjarët preferuar të mos i bënin publike.
Kohët e fundit, Dean mori rolin kryesor në filmin “Triangle of Sadness”.
Filmi ende nuk ka dalë në kinema, por bëri përshtypje në ‘Festivalin e Filmit në Kanë’ të këtij viti ku mori nderimet kryesore me çmimin ‘Palme d’Or’.
Ajo është gjithashtu e njohur për punën e saj në shfaqjen “Black Lightning”, “Blood in the Water”, “Don’t Sleep”, “An Interview with God”, “Porthole” mes të tjerash.
Si modele, ajo pozoi në kopertinat e Afrikës së Jugut të GQ dhe Elle dhe shumë markave ndërkombëtare.
Linku: https://deadline.com/2022/08/charlbi-dean-dead-triangle-of-sadness-actor-was-32-obituary-1235103229/
Burimi i fotos: pexels.com