Arti në zi, ndahet nga jeta kompozitori i njohur fierak
0
0
Kompozitori i njohur, Nikollaq Bulo është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare
Bulo, ka kompozuar qindra këngë për fëmijë e të rritur, popullore apo dhe qytetare.
Ai mbante autorësinë e krijimit të Bandës Frymore të qytetit Fierit, Orkestrës Simfonike të këtij qyteti, Ansamblit Myzeqeja, është kompozitor i mirënjohur në shkallë vendi dhe pjesëmarrës si i tillë në shumë prej festivaleve të RTSH. Ka qënë nismëtari i festivaleve për fëmijë e të rritur në Fier.
Bulo mban titujt e lartë: Nderi i Qarkut Fier dhe vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri”.
Linku: Gazeta Dita
Burimi i fotos: pexel.com