Mikela pas rrugëtimit në Për’Puthen është kthyer në një nga personazhet më të lakuar në mediat rozë.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në Live from Tirana ku ka zbuluar më shumë detaje për veten.
Kujtojmë se së fundmi Mikela i ka dhënë një mundësi të dytë Erjonit pas ndarjes.
Por si është ajo në një lidhje.
Nëse nuk jam 100% e dashuruar t’i fus këmbë e duar në një këpucë dhe ndërkohë nëse jam, jam totalisht ndryshe. Jam e dashur dhe e kuptueshme. Pak a shumë publiku më ka parë. Për momentin t’i fus këmbët në një këpucë.
Me siguri ky ishte një paralajmërim me humor për Erionin.
Për sa i përket arsyeve që muaj më parë e çuan në ndarjen nga Erioni ajo thotë:
‘Kisha shumë nevojë për Erionin, 8 muaj që kaluam në program kurrë nuk i kërkova dicka, kur dola i kërkova, nuk m’u gjend dhe u ndjeva shumë keq sepse nuk e kisha atëherë kur më duhej. Mendova që nëse nuk e kam tani, ai as në vazhdim nuk do të jetë. Nuk besoj se mund të ndihesh mirë krah këtij personi që nuk të gjendet pranë. Për të kaluar bukur kemi shoqërinë.’
Linku: https://www.youtube.com/results?search_query=live+from+tirana
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CkJIvzArf-T/