Home ShowBiz I ati feston ditëlindjen, Aleksia Peleshi zbulon frikën e tij më të madhe përmes urimit
I ati feston ditëlindjen, Aleksia Peleshi zbulon frikën e tij më të madhe përmes urimit
0

I ati feston ditëlindjen, Aleksia Peleshi zbulon frikën e tij më të madhe përmes urimit

0
0

Në familjen e Aleksia Peleshit ka vend për festë. I ati feston 52 vjetorin e lindjes. Aleksia ka ardhur me një dedikim zemre për të. Në mes rreshtave ajo ka zbuluar frikën e të atit.

‘Babi nuk i ka shumë qejf ditelindjet. I thua “gëzuar ditëlindjen” dhe i duket sikur po i thua “sa qenke plakur”. Shpesh thotë se s’ka frikë nga asgjë, por ja që e frikësoka rikujtimi se ka kaluar gjysmë shekulli nga dita e lindjes së tij. Ok ok, është edhe klaustrofobik.

Megjithatë, edhe me një thinjë apo një rrudhë më shumë, babi vazhdon të mbetet miku im më i mirë. Krahu im i djathtë, mbeshtetesi im më i madh dhe burimi im i frymëzimit. Njeriu i vetëm që më njeh në pëllëmbë të dorës dhe më kupton edhe kur nuk kuptoj veten.

Ai që më bëhet sy kur nuk shoh, vesh kur nuk dëgjoj dhe zë kur nuk flas. Ai që i jep botës sime ngjyra edhe kur unë e pikturoj bardhë e zi. Do doja të mund të ma lexoje zemrën, që ta shihje se sa shumë të dua edhe kur nga jashtë nuk e reflektoj sa duhet. Gëzuar 52 vjetorin ba!’

Linku: https://www.instagram.com/p/Ck0dFj9K_kq/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/aleksiapeleshi/

tags: