Home ShowBiz Çfarë i mungon nga partneri i ndjerë? Rita Petro vjen me një rrëfim të rrallë
Çfarë i mungon nga partneri i ndjerë? Rita Petro vjen me një rrëfim të rrallë
0

Çfarë i mungon nga partneri i ndjerë? Rita Petro vjen me një rrëfim të rrallë

0
0

Rita Petro në daljen e fundit tek emisioni ‘Jeto me Orën’ ka zbuluar më shumë rreth jetës private. Në një moment të intervistës Rita zbuloi çfarë i mungon më shumë nga partneri i ndjerë.

‘Malli është i jashtëzakonshëm. Ndonjëherë hap sytë dhe shikon. Ishim shumë të fuqishëm. Bënim gjëra bashkë. Konsultoheshim për punën. Dhe them se kur të mungon partneri jeta të merr një drejtim tjetër. Varet nga njeriu. Partneri ta ndryshon jetën. Për ty fillon një epokë e re. Unë e kam lënë natyrshëm. Nuk më pëlqen asgjë e sforcuar. Burrat tremben, ne gratë në këtë pikë jemi më të forta. Unë e kam jetën plotë dhe e kaloj tranzicionin shumë normal. Çfarë nuk më mungon, por e di pse i quaj më tepër udhëtimet dhe pushimet? Se kishim arritur në një stad ku vendosnim vetë rregullat e jetës tonë. Udhëtonim vetëm me makinë se partneri e kishte fobi aeroplanin. Bënim rrugë pafund me kilometra ndalonim në benzinata si nëpër filma dhe nuk i kam më ato. Dhe kur i bëj me të tjerët është ndryshe. Ajo nuk përsëritet më. Asnjë çast nuk vjen më pas, nuk është si ai që lamë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=YKMg0jZgOJs

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rita_petro_13/

tags: