Momente emocionuese! Presidenti Bajram Begaj i jep nënshtetësinë shqiptare Dua Lipës
Dua Lipa është një talent i veçantë i zërave shqiptarë që ka bërë jehonë në mbarë botën.
Këngëtarja do të dhurojë një super performancë në Tiranë për festat e Nëntorit.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare.
‘Dua Lipa është krenari shqiptare!
Kënaqësi e veçantë t’i dorëzoja dekretin e shtetësisë shqiptare këngëtares së talentuar dhe të famshme në të gjithë botën!
Në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë jo vetëm ato personalitete që në të shkuarën kontribuan dhe ndihmuan në krijimin e shtetit të ri shqiptar, por edhe të gjithë ata që me kontributin e tyre në çdo fushë të jetës i japin vlerë identitetin shqiptar dhe na bëjnë krenarë në çdo moment!
Një artiste si Dua Lipa është një pasuri e rrallë për botën e muzikës dhe në të njëjtën kohë një krenari e jashtëzakonshme për Shqipërinë, Kosovën dhe kudo ku flitet shqip.
Ajo është simbol i talentit, punës së përkushtuar dhe shkëlqimit artistik plotësisht të merituar!’
Linku: https://www.facebook.com/BajramBegajAL
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dualipa/