Home Aktualitet Shqipëria po bëhet gati për Samitin BE-së, ja si paraqitet kufizimi i qarkullimit
Shqipëria po bëhet gati për Samitin BE-së, ja si paraqitet kufizimi i qarkullimit
0

Shqipëria po bëhet gati për Samitin BE-së, ja si paraqitet kufizimi i qarkullimit

0
0

Pallati i Kongreseve po bëhet gati për të pritur Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që për herë të parë do të zhvillohet në vendin tonë.

Aktiviteti nis të martën në orën 10:15, me mbërritjen e delegacioneve dhe pritjen zyrtare. Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare. Në 12:15 programi vijon me seancën plenare dhe drekën e punës dhe në orën 14:30 me konferencën për shtyp.

Ndërkohë, në zonat e sigurisë lejohet kalimi i këmbësorëve dhe i banorëve rezidentë. Punonjësve të institucioneve e subjekteve në perimetrin e ngushtë të sigurisë rreth “Air Albania” do t’u kërkohet karta e identitetit. Ndërkohë nesër, bllokimi i akseve nis në orën 07:30 të mëngjesit e deri në përfundim të samitit të nivelit të lartë.

Rrugët që do të bllokohen janë: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”; Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”; Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium; Rruga “Dervish Hima”; Rruga “Asim Zeneli”; Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”; Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”. Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”; Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”; Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC; Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit; Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.

Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor; “Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”. Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë.

Perimetri do të fillojë aktivizimin nga ora 14:00 e datës 5 me kufizimin e perimetrit të përcaktuar nga policia. Ky perimetër do të mbahet deri në përfundimin e samitit dhe largimin e të gjitha personaliteteve nga vendi ynë.

Linku: Top Channel

Burimi i fotos: Top Channel