Kejvina Kthella dhe Luizi kanë degraduar në diskutimet e fundit.
Komentet fyese të Kejvinës ndaj Luizit janë bërë të shumta dhe ky i fundit nuk i ka kursyer thumbat.
Në një moment të spektaklit ajo i thotë se e vetmja gjë e bukur që ke është kostumi që ke veshur. Pas kësaj në lidhje direkte me Arbanën, modelja i thotë se Luizi po merret me të ‘shkepurat’ e mia.
‘Mos harro se unë e kam babain gjallë, nuk më ka vdekur. Fle me këpucët te hunda, me çorape. Nuk më intereson fare. Nuk ka shans jo Luizi por 100 Luiza bashkë. Të jem jo në tv, por në qiell. Tipat si ky mua më mbajnë çantat jashtë. Ta marrin si të duan nuk më intereson fare. Të arrijë deri në këtë pikë nuk meriton as të marrë frymë. Ky është shembulli më i keq i shoqërisë. Nëse kjo situatë tejkalohet unë urgjent me keqardhjen më të madhe largohen nga emisioni direkt,’u shpreh e acaruar modelja.
Unë me Kejvinën në asnjë moment nuk e kam tepruar apo ofenduar por ajo me mua që në ditën e parë çfarë nuk ka thënë dhe tani u mbush kupa, tha Luizi.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=UGMirMC3s4c
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=UGMirMC3s4c