Home Business / Technology Data e publikimit, aktorët dhe gjithçka që duhet të dini për Fast X
Data e publikimit, aktorët dhe gjithçka që duhet të dini për Fast X
0

Data e publikimit, aktorët dhe gjithçka që duhet të dini për Fast X

0
0

Data e publikimit të Fast 10, traileri, aktorët dhe gjithçka që duhet të dini për Fast X

Pak ditë më parë është publikuar trailer-i i ri i “Fast X”, projekti i 10-të i serisë së filmave “Fast & Furious”, që siç mund ta dini kanë për protagonist Vin Diesel. Përtej makinave të shpejta që nuk mungojnë në asnjë prej filmave, skenave aksion, dramave dhe efekteve speciale, surpriza e vërtetë nga ky trailer-i ishte rikthimi i Paul Walker në ekran.

Filmi shënon fillimin e fundit për The Fast Saga pasi është konfirmuar se seriali do të përfundojë me një finale epike me dy pjesë, me filmin e dhjetë që thuhet se kushton 340 milionë dollarë për t’u bërë.

“Fast x” ose “Fast 10” pritet të dalë në kinema në 19 maj 2023. Edhe pse u tha se do të ishte i fundit, deklaratat e aktorit protagonist Vin Diesel kanë konfirmuar se do të ketë një film të 11-të, i cili do të plotësojë historinë. Është një nga produksionet më të shtrenjta në historinë e Hollywood, me një buxhet prej 340 milionë dollarësh, ndërsa filmi i mëparshëm kishte kushtuar rreth 200 milionë.

Në kastin e filmit, sic shihet edhe nga trailer-i, ka emra që kanë qenë më parë pjesë e sagës, por edhe emra të rinj, ku përfshihen: Jason Momoa, Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Sung Kang, John Cena, Brie Larsson, Jason Statham apo dhe reperi Ludacris.

Linku: https://www.digitalspy.com/movies/a36785219/fast-and-furious-10-11-release-date/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CclIoV0qisU/