Home Aktualitet Momente të trishta për artin, aktorja shqiptare ndahet nga jeta
Momente të trishta për artin, aktorja shqiptare ndahet nga jeta
0

Momente të trishta për artin, aktorja shqiptare ndahet nga jeta

0
0

Arti shqiptar ditën e sotme ka pësuar një humbje të thellë.

Artistja Mimika Luca është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare.

Mimika Luca, cilësohet si një aktore shumëdimensionale si në teatër ashtu edhe në kinematografi.

Ajo u lind më datë 24 dhjetor të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës.

Ajo ka interpretuar si balerinë së skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1951 deri në vitin 1962 ku edhe spikati per talentin dhe për aftësitë e saj fizike.

Më pas Mimika iu përkushtua me dashuri artit dramatik dhe ku pati sukses në interpretimet e saj.

Ajo u pranua si aktore e Teatrit Popullor sot Teatri Kombëtar në vitin 1962.

Gjatë karrierës së saj 15-vjeçare si aktore Mimika Luca ka interpretuar në rreth 30 rrole ku ndër to do të veçonim Luçia te “Borgjezi fisnik”, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja te “Kur hidheshin themelet”, Sonja te “Xhaxha Vanja”. Interpretimin e saj ndër më të mirët e ka në dramën “Drita”, dramë e shkruar nga vetë aktorja.

Mimika Luca interpretoj gjithashtu edhe në shumë filma artistik si “Treni niset në shtatë pa pesë” “Përrallë nga e kaluara” “Taulanti kërkon një motër” e shumë të tjerë.

Në vitin 1977 ajo emërohet edhe pedagoge në “Institutin e Lartë të Arteve” në degën e Dramës.

Linku: https://www.facebook.com/search/top?q=mimika%20luca

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/search/top?q=mimika%20luca