Home Aktualitet Si u kthye 8 Marsi nga protestë në festë?
Si u kthye 8 Marsi nga protestë në festë?
0

Si u kthye 8 Marsi nga protestë në festë?

0
0

Dita Ndërkombëtare e Gruas është cilësuar si një pikë qendrore në lëvizjen e të drejtave të grave, duke sjellë në vëmendje çështje të tilla si: barazia gjinore, të drejtat riprodhuese, dhuna apo abuzimi ndaj tyre.

Edhe pse shumë mendojnë se kjo ditë lidhet me lëvizjen feministe, në fakt rrënjët e saj qëndrojnë në lëvizjen punëtore.

Gjatë shekullit të 20-të janë krijuar disa organizata të nxituara më tepër nga lëvizja universale e të drejtës së votës së grave, e drejtë e cila prej vitesh në disa vende ishte e gjymtuar e në disa të tjera e mohuar totalisht. Nxitur këto organizata, lindën lëvizjet e punës në Amerikën e Veriut dhe Evropë gjatë fillimit të shekullit të 20 -të.

Ndërsa versioni më i hershëm është cilësuar një “ditë e grave” e organizuar nga Partia Socialiste e Amerikës në New York City 28 shkurt 1909. Kjo delegatë frymëzoi më pas lëvizjen gjermane në Konferencën Ndërkombëtare të Grave Socialiste të vitit 1910 për të propozuar “një ditë të veçantë të grave” e cila do të përkujtohet çdo vit.

Si u kthye 8 Marsi nga protestë në festë?

Prej vitësh sidomos në Shqipëri kjo ditë ka marrë ngjyra festive për shumë gra.

Në këtë ditë domethënëse dhe me një historik drithërues gratë pranojnë të llastohen nga miqtë dhe të afërmit dhe fëmijët e tyre me lule, dhurata dhe atmosfera të ndryshme festive.

Sigurisht të drejtat e grave kanë emancipuar ndër vite por jo në ato nivele që shoqëria do të dëshironte ti shikonte dhe respektonte.

Kjo lëvizje nga protesta të dhunshme në festë është parë si një frymë e re për ta mbytur të keqen me pozitivitet.

Linku: arkiva news

Burimi i fotos:arkivanews

tags: