Home ShowBiz Më rikthehet përsëri, Albano Bogdo rrëfen betejën e vështirë me ankthin
Më rikthehet përsëri, Albano Bogdo rrëfen betejën e vështirë me ankthin
0

Më rikthehet përsëri, Albano Bogdo rrëfen betejën e vështirë me ankthin

0
0

Albano gjatë daljes së tij për Opinion është shprehur se ka vuajtur nga ankthi që në moshë të vogël.

Pas shumë sorollatjesh më dërguan në psikolog dhe u bëra më keq. Unë kisha kaluar në çrregullime paniku.

Më pas një farmaciste më identifikoi pasi e bija vuante nga e njejta gjë.

‘Unë kam gjithë këto vite që marr ilaçe për depresionin. Para dy vjetësh, pa asnjë lloj arsye, pa e ndryshuar aspak dietën, sasinë. E kam pasur kofshën sa ka dorën zonja. U bëra 69 kilogramë, 1 e 86 i gjatë. Pa asnjë lloj arsye për tre muaj. Analizat dilnin të gjitha shkëlqyer. Haja njësoj, pija njësoj. Pastaj papritur, filloja merrja veten pa asnjë lloj arsye.

Pa e shtuar ushqimin, pa ndryshuar asgjë. Kam qenë në shtëpi, ka qenë verë. Një farmaciste padashje sepse kishte të bijën që vuante të njëjtën gjë. Më tha, ti ke panik, duhet të shkosh në një psikiatër. I kam hipur taksisë menjëherë, kam shkuar tek “Pesa”, nuk e vrisja mendjen. Kam qenë aq keq saqë nuk e vrisja mendjen.

Le të thonin jo është i çmendur… Psikiatria më dha një kokërr sa të qetësohesha për atë natë. U qetësova, u vizitova. Mu duk sikur u shërova nja 3 muaj. Vazhdoi prapë, të rikthehet’-u shpreh Albano.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=vqEWR89JUu4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/albanobogdo2020

tags: