Home Business / Technology Twitter zvëndëson logon e vjetër me një qen
Twitter zvëndëson logon e vjetër me një qen
0

Twitter zvëndëson logon e vjetër me një qen

0
0

Elon Musk i paralajmëroi përdoruesit e Twitter se gjërat do të ndryshonin në këtë platformë, mirëpo ndryshimin e logos askush nuk e priste.

Zogu blu, logoja tradicionale e Twitter është zëvendësuar me një qen.

Të hënën, pa paralajmërim, logoja ikonë e Twitter u zëvëndësua me një qen.

Musk, i cili bleu Twitter vjeshtën e kaluar në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh, është një superfans i njohur i meme ‘Doge’ dhe ai ka promovuar Dogecoin si në Twitter ashtu edhe gjatë paraqitjes së tij vitin e kaluar duke pritur “Saturday Night Live”. Pas ndryshimit të logos së Twitter, vlera e Dogecoin u rrit më shumë se 20%.

Dogecoin është një kriptomonedhë e bazuar në meme në internet me të njëjtin emër, e cila përfaqëson një qen të racës “Shiba Inu”. Ajo u krijua në 2013 si një shaka, por fitoi popullaritet dhe vlerë falë mbështetjes së të famshëmve, ndikuesve dhe komuniteteve online.

Linku: https://variety.com/2023/digital/news/elon-musk-twitter-logo-doge-dogecoin-meme-1235572343/

Burimi i fotos: unsplash.com

tags: