Home ShowBiz ‘Boll drama’, Arbër Hajdari reagon mbi Big Brother Vip
‘Boll drama’, Arbër Hajdari reagon mbi Big Brother Vip
0

‘Boll drama’, Arbër Hajdari reagon mbi Big Brother Vip

0
0

Arbër Hajdari ka spikatur jo pak me komentet ndaj konkurrentëve vip dhe rrugëtimit të tyre në shtëpinë vip.

Videot e tij janë kudo virale në rrjet. Së fundmi Arbri ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku shpreht se gj[ërat duhet t merren më lehtë pasi kemi të bëjmë me një show.

Miq të dashur!
Ky Big Brother ka qene dhe është shumë i vështirë për tu analizuar, për tu komentuar e për të dhënë një opinion personal pikërisht për përmasat gjigande që ka marrë dhe ndjeshmerisë së madhe që secili nga personazhet ka në publik.
Për shkak të punës sime kam si parim të mos cënoj askënd dhe të vlerësoj çdokënd duke u përpjekur për të qenë i drejtë e racional. Ky është një spektakël, një show televiziv dhe jo një arenë gladiatorësh, ata aty brenda por edhe ne këtu
jashtë që jemi të përfshirë, jemi njerz normal me
të mirat dhe të këqijat tona, por ndryshimi është që
ata aty brenda po ju argëtojnë prej 103 ditësh dhe
nuk meritojn asnjë lloj linçimi publik. Shprehja e një opinioni personal për lojën e tyre nuk
do doja kurrsesi të përkthehej në sulm karshi
asnjërit prej konkurentëve. Nëse une kam bërë dy batuta me konkurentët ka ndodhur
sepse ky është një show dhe si i tillë të gjithë
duhet ta marrim pak më me lehtësi e sportivitet.
Boll drama ka ky vend! Big brother është për argëtim, jo për të shfryrë, share dhe ofenduar askënd.

Linku: https://www.instagram.com/stories/arberhajdari/3074929409742919522/

Burimi i fotos: unsplash.com