Home ShowBiz ‘Është futur për të kapur një emision dhe disa followers’, Balina nuk e kursen Kiarën
‘Është futur për të kapur një emision dhe disa followers’, Balina nuk e kursen Kiarën
0

‘Është futur për të kapur një emision dhe disa followers’, Balina nuk e kursen Kiarën

0
0

Balina Bodinaku ka qenë e ftuar së fundmi në Wake-Up ku ka komentuar mbi Big Brother Vip. Në një moment ajo u ndal tek Kiara dhe loja e saj.

Një lojtar nëse vendos të futet, e aq më tepër të rifutet në lojë, duhet të futet vetëm për veten e tij dhe për të bërë lojën e tij, jo si e dashura e dikujt. Kiara vërtet se tha po futem si e dashura e Luizit aty, por kjo nuk do të thotë që po futet për të bërë lojë. Kjo pikërisht përforcon atë mendim dhe ide që po themi të gjithë, që ajo nuk ka hyrë aty për lojë. Në atë shtëpi hyhet për lojë, në qoftë se nuk e ke mendjen për të bërë lojë, çdo qëllim tjetër që të fut në atë shtëpi, të ka nxjerrë jashtë asaj shtëpie. Nëse nuk luan dot, në qoftë se nuk gjen një arsye për të luajtur, atëherë nuk ke arsye për të qëndruar brenda në shtëpi.

Ajo që po ndodh me Kiarën, është ajo që ka ndodhur me gati 90% të lojtarëve në atë shtëpi, që kanë hyrë, jo me besime dhe qëllim për të shkuar në finale dhe për të fituar. Duket sikur kanë hyrë me idenë që ok unë po hyj, nuk kam për ta fituar lojën, por po hy njëherë, të kap ca “followers”, të kap një emision. Kiara nëse është rifutur, është rifutur për veten e saj dhe jo për çmimin’.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=rhQMRN9-5zU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/balinabodinaku/