Lajmi mbi arrestimin e Valdrin Sahitit sot ka bërë xhiron e mediave.
U tha se stilisti u kap në Turqi me drogë.
Avokati i tij Besnik Berisha ka hedhur poshtë akuzat me një prononcim për Telegraf.
‘Nuk janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar për Valdrinin sot. Ndaj tij nuk është inicuar asnjë precedent penal dhe nuk është ndaluar nga autoritetet turke. Ai ndodhet në Dubai, ku po vazhdon aktivitetet e tij biznesore.
Valdrini ka pasur një çantë dore të cilën e ka harruar në aeroport dhe gjatë udhëtimit të tij i ka rënë ndër mend dhe e ka kërkuar çantën që ta marrë mbrapsht. Sigurisht që stafi i aeroportit e kanë konfirmuar që çanta është e tij dhe ia kanë dërguar më pas mbrapa,’ u shpreh avokati i tij Besnik Berisha.
Linku:telegraf
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/valdrinsahitiii/