Home ShowBiz Goditet pasuria, Elon Musk humbet 13 miliardë dollarë në 24 orë
Goditet pasuria, Elon Musk humbet 13 miliardë dollarë në 24 orë
0

Goditet pasuria, Elon Musk humbet 13 miliardë dollarë në 24 orë

0
0

Së fundmi, pasuria e Elon Musk ka pësuar një goditje të rëndë, duke rënë me 13 miliardë dollarë në vetëm 24 orë.

Në të njëjtën ditë kur raketa Starship e SpaceX shpërtheu në ajër pas lëshimit, edhe kompania e tij, Tesla, e makinave elektrike raportoi të dhëna tejet zhgënjyese në tremujorin e parë. Aksionet e Tesla-s ranë me 9,75 përqind dhe fitimet me 20 përqind.

Rënia e pasurisë së Musk ishte humbja më e madhe që ai ka pësuar këtë vit. Megjithatë, edhe pse ai tashmë ka 13 miliardë dollarë më pak, pasuria e tij neto vlerësohet në 164 miliardë dollarë. Ai ende renditet i dyti në listën e më të pasurve në botë, me Bernard Arnault që kryeson listën.

Së fundmi, kujtojmë se miliarderi ka deklaruar se qeveria duhet të jetë e gatshme të ndërhyjë nëse inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit. Gjatë pjesës së dytë të një interviste me prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, Musk tha se do të ishte një veprim i zgjuar nëse qeveria krijon një lloj plani ku mund të mbyllë qendrat e shërbimit që fuqizojnë programet e Inteligjencës Artificiale (AI).

Linku: https://politiko.al/english/politikoff/elon-musk-humbet-13-miliarde-dollare-brenda-24-oreve-i480590

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elon.musksofficial/