Home ShowBiz Projekti i Cristiano Ronaldos ka ngecur prej vitesh për këtë arsye
Projekti i Cristiano Ronaldos ka ngecur prej vitesh për këtë arsye
0

Projekti i Cristiano Ronaldos ka ngecur prej vitesh për këtë arsye

0
0

Projekti i Cristiano Ronaldo-s për të ndërtuar një hotel të ri luksoz në Paris është goditur nga një varg vonesash dhe mund të mos inaugurohet për katër vite të tjera.

Hoteli me katër yje i cili pritet të kushtojë 59.8 milionë euro, në bregun e majtë të lumit Seine pranë stacionit të trenit ‘Austerlitz’, fillimisht ishte menduar të hapej në vitin 2021.
Ylli portugez luante ende për Juventus kur hotelit duhej të kishte përfunduar punimet dhe të ishte hapur.

Që atëherë ai luajti edhe për Manchester United dhe tani po luan në Arabinë Saudite, por si duket hoteli i til luksoz nuk do të hapet përsëri.

Burime pranë futbollistit thanë se pandemia e COVID-19 dhe izolimi kishin qenë gjithashtu një faktor në vonesën e kryerjes së punimeve të hotelit.
Pasi të hapet përfundimisht, ky objekt do të bëhet i hoteli i parë i Cristiano-s në Francë dhe i gjashti në botë me partnerët e tij në Pestana Hotel Group, në pronësi të milionerit Dionisio Pestana dhe i themeluar nga babai i tij Manuel.

Linku: https://hospitality-on.com/en/opening/cristiano-ronaldo-and-pestana-group-open-pestana-cr7-paris-2027

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/cristiano/

tags: