Home ShowBiz Si reagoi nëna Leta kur pa unazën, Kiara Tito publikon videon e veçantë
Si reagoi nëna Leta kur pa unazën, Kiara Tito publikon videon e veçantë
0

Si reagoi nëna Leta kur pa unazën, Kiara Tito publikon videon e veçantë

0
0

Kiara ka treguar se ka një raport të veçantë me nëna Letën.

Pak më parë moderatorja ka ndarë me ndjekësit reagimin që bëri nëna Leta në momentin që ka parë unazën.

Në videon e publikuar nga moderatorja Leta dëgjohet teksa thotë që sapo Luizi të dalë do i vendosin unazën dhe do të bëjnë të gjitha adetet.

‘Sa e bukur moj Kiara, të rroni e ta gëzoni dhe bashkim sa më parë. Më pëlqen shumë unaza, unazë shumë shumë e bukur. Tani kemi për t’ ja bërë dhëndrit unazën. Luizi të ka vënë ty dy unaza ti nuk i ke vënë asnjë.

Do përgatitemi tani për dhëndrin që t’ i vemë unazën dhe kur të dalë Luizi do ta presim do i vëmë unazën. Do i bëjmë ato adetet. Fjala e parë që do i them është se e falenderojmë shumë, që është një djalë i mirë një djalë i sinqertë, një djalë i mrekullueshëm’, dëgjohet të thotë Leta.

Linku: https://www.instagram.com/stories/kiaratito/3088709643518556635/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kiaratito/