Home Aktualitet Bëri revolucion me dizajnet e tij, pioneri i njohur i modës ndahet nga jeta
Bëri revolucion me dizajnet e tij, pioneri i njohur i modës ndahet nga jeta
0

Bëri revolucion me dizajnet e tij, pioneri i njohur i modës ndahet nga jeta

0
0

Dizajneri rus i modës Viacheslav “Slava” Zaitsev ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

Dizajneri më i famshëm rus i modës, Zaitsev arriti sukses global me fustane të ndritshme të stolisur me modelet e luleve që gjenden në shallet tradicionale ruse.

Nga një fëmijëri modeste në Ivanovo, një qytet me 400,000 banorë në verilindje të kryeqytetit, karriera e tij e çoi në pasarelat e Parisit, New Yorkut dhe Tokios.

Në vitin 1962, koleksioni i parë i rrobave të Zaitsev – një uniformë për punëtore femra që përmbante funde me modele lulesh të shalleve tradicionale ruse dhe çizme shumëngjyrësh – u refuzua nga autoritetet sovjetike.

Por koleksioni, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare. Në vitin 1963, revista franceze Paris Match u bë media e parë perëndimore që e përshkroi Zaitsev si një pionier të modës sovjetike.

I lindur në një familje të varfër me një nënë që punonte si pastruese, ai fillimisht u ndalua të frekuentonte një universitet të nivelit të lartë për shkak të biografdisë politike.

Ai studioi në një kolegj profesional deri në moshën 18-vjeçare dhe më pas vazhdoi në Institutin e Tekstileve në Moskë.

Linku: https://fashionunited.in/news/people/russian-fashion-designer-viacheslav-slava-zaitsev-dead-at-85/2023050139622

Burimi i fotos:pexele.com