Home ShowBiz Rita Ora elektrizon skenën e Eurovision me performancën e saj
Rita Ora elektrizon skenën e Eurovision me performancën e saj
0

Rita Ora elektrizon skenën e Eurovision me performancën e saj

0
0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë mysafirja kryesore në natën e parë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2023’ që po zhvillohet në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar.

Artistja me famë botërore u ngjit në skenën e ‘Liverpool Arena’ për të interpretuar disa hite të saja, por edhe këngën e re ‘Praising You’ duke elektrizuar skenën.

Pas një super performance këngëtarja ka reaguar dhe në rrjete sociale.

‘Wow, çfarë nderi dhe një moment magjik të jem në skenën kryesore të Eurovision duke interpretuar disa nga këngët e mia të preferuara dhe këngën time të re. Praising You. Faleminderit skuadrës, Liverpoolit dhe sigurisht juve, tifozëve të mi të jashtëzakonshëm.

Shpresoj se ju pëlqeu aq shumë sa më pëlqeu mua kur po performoja. Sa më shumë dashuri për të gjithë ata që shikojnë në të gjithë Evropën dhe natyrisht në Ukrainë. Qëndroni të fortë, ne të gjithë ju duam.’

Krahas një postimi tjetër Rita Ora iu bën thirrje ndjekësve  të votojnë Shqipërinë që përfaqësohet nga familja Kelmendi.

Linku: https://www.instagram.com/p/CsCT3JxobdJ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CsCT3JxobdJ/

 

tags: