Jennifer dhe Ben janë parë përsëri të tensionuar me njëri-tjerin në publik.
Video e tyre po bën zhurmë në rrjet. Ben i hap derën e makinës me nerva dhe më pas e përplas atë.
Jennifer Lopez thuhet se ka frikë se ajo dhe Ben Affleck mund të ndahen sërish për shkak të paparacëve.
Kur u takuan për herë të parë, Ben Affleck thjesht nuk mundi të vazhdonte me zhurmën mediatike që rrethonte atë dhe Jennifer Lopez dhe vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre. Paparazzi vazhdoi ta shoqëronte çiftin në çdo rast dhe pas më shumë se 20 vitesh asgjë nuk ka ndryshuar realisht. Ben dhe JLo vendosën t’i japin dashurisë edhe një përpjekje dhe madje u martuan fshehurazi në Vegas.
Së fundmi Ben shfaqet duke i përplasur derën Jennifer-it teksa një paparac ishte afër çiftit teksa bënte foto.
Në një moment tjetër, Beni duket më i shqetësuar se normalisht dhe i bërtet Jennifer Lopez-it para të gjithëve. Ata ishin në tapetin e kuq kur ndodhi kjo dhe shkaktoi valë tronditëse në internet. Me sa duket, Ben Affleck ka filluar të shfaqë sjellje të ngjashme që nga koha kur u takua për herë të parë me Jannifer Lopez.
Ekspertët e gjuhës së trupit duke folur për ndërveprimet e Ben Aflfeck dhe Jennifer Lopez. Judi James është e bindur se këto dy shpërthime mund të jenë një tregues se çifti mund të jetë i dënuar të mos zgjasë për një kohë të gjatë.
Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2023/05/13/645fc6ba46163fd7478b4582.html
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CqVSS-krN4_/