‘Është e tepërt, nuk janë miqtë e mi të afërt’, Luizi reagon ashpër ndaj Meridianit-Jonit-Marios
Luizi një nga emrat më të komentuar sot për sot në showbizin shqiptar.
Në daljen e tij për Shqipëria Live këngëtari ka sqaruar raportin e tij me Meridianin, Marion dhe Jonin.
Gjatë qëndrimit në Big Brother Vip, Mario dhe Joni e surprizuan si dy miqtë më të afërt.
Nga ana tjetër Meridiani është shprehur se e ka shumë shok Luizin dhe se ka një komunikim të rregullt dhe me familjarët e tij.
‘Kam parë që jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Unë nuk jap emra, por ata e dinë kush janë dhe çarë kanë bërë. Meridiani më ka mbështetur. Unë e njoh vetëm si fytyrë. Ai mund të thotë më ka shok, më ka mik.
Ama të dalë jam menaxheri, jam kështu, kjo është e tepërt. Unë kam pasur shumë shokë që kanë marrë nënën time, ma sollën këtu, e pritën, që s’kanë pasur nevojë të lyejnë flokët dhe më ka thënë mos ma përmend emrin. Është Eni Bushati. Nuk e njeh asnjeri. Nuk ka tentuar kurrë të përfitojë. Unë me Marion dhe Jonin kam ndenjur shumë bashkë. Para se të hyja në BBVIP, kisha 2 vite pa folur me ta. Ishim shkëputur’- tha Luizi.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=qwhf3vATxLk
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=qwhf3vATxLk