Jori dhe Noizy trazuan rrjetin me disa foto në jaht së bashku.
Së fundmi Jori ka folur më shumë rreth këtyre pozave për Live from Tirana.
Në rrjet sigurisht kishte supozime të ndryshme nga një lidhje romantike tek një bashkëpunim profesional.
‘Ishte një bashkëpunim për videoklip. Kam qenë pjesë e videoklipit të Noizyt, kisha 3 ditë xhirime, filluam në Palasë, në Vlorë dhe në fund ishin te Currilat. Erdhi kërkesa në “Instagram”, fola me regjisorin, nuk e njihja më parë Noizyn.
Më shkruajti që do i pëlqente të isha pjesë e videoklipit. Ideja ishte shumë e bukur. Mes meje dhe Noizyt nuk ka ndodhur asgjë përveç këtij bashkëpunimi. Noizy dhe ekipi i tij kanë qenë shumë profesionalë, jemi kënaqur shumë. Është njeri shumë i mirë, i zgjuar, më jep këshilla interesante për punë por nuk ka asgjë më tepër se kaq. Kam shumë pak ditë që e njoh’-u shpreh modelja.
Linku: Live from Tirana
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/joridelli/