Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë.
Armand Peza po merret me detajet e ceremonisë dhe në një intervistë për Live from Tirana ai ka zbuluar pak më shumë detaje rreth dasmës së çiftit.
Ceremonia pritet të mbahet në Itali në ‘Lake Como’.
‘Sigurisht që do veshi gjëra të bukura, i ka vënë punët përpara. Shoh dëshirën e madhe të të dyve për dasmën, si të Arbanës ashtu edhe Eduartit. Punohet qetë dhe me qejf me ta.
I kam miq prej kohësh, ua njoh shijet, mi dinë gustot, mi njohin dallgët. Ata kanë shumë miq por fakti që dasma nuk do të zhvillohet në Shqipëri lë të kuptohet se do të jetë diçka intime dhe familjare, tha Mandi’
Linku: https://www.youtube.com/results?search_query=live+from+tirana
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/arbanao/