Veshja indiane e njohur si sari, po pushton të gjitha pasarelat e botës. Nga “Kana” deri te “Met Gala” duket se po bën namin.
Dior prezantoi koleksionin e tij të vjeshtës 2023 në mars duke u frymëzuar pikërisht nga veshjet indiane.
Pasarela u zhvillua në Mumbai. Shtëpitë e modës kishin prodhuesit e tyre prej dekadash atje.
Edhe shtëpitë e modës në Paris u frymëzuan qartë nga India. Kompania e njohur “Dior”, ishte gjithashtu një ndër kompanitë e njohura që përdori veshjet sari.
Yjet në tapetet e kuqe në “Kana” dhe “ Met Gala”, ishin dukshëm të veshur me sari dhe veshje të tjera indiane.
Modelja e njohur Gigi Hadid si dhe aktori Zendaya ishin ndër të famshmit që u veshën më sari.
Në mënyrë konvencionale, sari kuptohet se është një copë e vetme pëlhure e pa qepur e mbështjellë në trup.
“Për shkak se ka një formë të thjeshtë, është bërë një kanavacë për të shprehur ide të ndryshme,” shpjegon Priya Khanchandani, drejtuese në Muzeun e Dizajnit.
Këto ide, të shfaqura në ekspozitë, përfshijnë sari të bëra nga materiale jokonvencionale.
Burimi: Instagram