E kritikojnë pse u kthye në punë sapo ka lindur vajzën, ‘shpërthen’ kunata e Belinda Ballukut
Neda Balluku është bërë nënë për herë të tretë përpara disa javësh. Opinionistja e “Për’puthen” ka sjellë në jetë një vajzë pas dy djemsh. Neda u rikthye në punë dhe ka publikuar disa foto duke i dhënë gji vajzës së saj në ambientet e emisionit.
Ishte pikërisht ky postim i saj që ‘ndezi’ menjëherë rrjetin, i cili është ndarë në dy grupe për shkak të opinioneve të tyre. Disa e kanë përkrahur fuqinë e saj e disa të tjerë kanë zgjedhur ta kritikojnë atë. Mes tyre, Neda ka zgjedhur t’i përgjigjet këtyre të fundit, duke bërë një postim në “Instagram” me fotot e komenteve të tyre.
“Ju thjesht i doni gratë në shtëpi. Për cilëndo arsye. Nëse është shtatzënë, apo lehonë. Nëse është me fëmijë të vogël apo si lopë kur i thoni ju. Nëse është me gji apo pa gji. Nëse punon në shtet apo në Top.
Ju thjesht preferoni që të gjitha të jenë siç jeni vetë; aq të dështuara se nuk ditët kurrë të ngriheni mbi diktimet që ju ka bërë vjehrra e fisi i burrit apo injoranca e trashëguar nga rraca ku keni lindur, prej të cilave jeni plasur në shtëpi me vite.
Kur keni qenë nuse keni qenë nën hyqmin e vjehërrisë. Kur ishit gra nën humorin e burrit që ju ka pasur vetëm që ta lani, shplani e t’ju lërë me barrë. Se mundësisht puthjet e dashurinë e madje edhe lekët e shtëpisë i linin diku tjetër me të tjera. Dhe në pleqëri jeni nën urdhrat e kalamajve të kalamajve, sepse domosdo do i mbani e rritni sepse keni lindur për të shërbyer. Të gjitha këto i ndjeni si handikap tek vetja dhe derdhni këto perla në Instagram. Dhe merreni me Nedën, me gocën e Nedës, burrin e Nedës, këpucët e Nedës dhe mitrën e Nedës.
Vazhdoni motrani! Prej jush më vazhdon rroga”, shkroi Neda.
Linku: https://www.instagram.com/p/Csv0Up-tT2i/
Foto: Instagram