Home ShowBiz Keisi flet për raportin special me të ëmën
Keisi flet për raportin special me të ëmën
0

Keisi flet për raportin special me të ëmën

0
0

Keisi ka qenë e ftuar në ‘Why Not’ ku ka folur për raportin e veçantë me të atin dhe të ëmën.

Këngëtaren gjithmonë jemi mësuar ta shikojmë me një raport special me të atin Sabianin por së fundmi Keisi ka treguar se po kaq special ka raportin dhe me të ëmën.

“Marrëdhënia me mamin është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale. E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje.”

Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.

“Normal që mami dhe babi takohen, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, si rallëherë ndodh në Shqipëri. Kanë respekt për njëri-tjetrin e kanë pasur gjithmonë, ai është një baba perfekt, kujdeset dhe për mamin tim. Është një kryefamiljar perfekt.’

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=bRlK8b4H2yc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/keisimedini/

tags: